VIDEO/ Napoli rigjen fitoren me Osimhen, skuadra e Spalleti-t kalon Sampin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2023, 20:23
Napoli rikthehet menjëherë te fitorja pas ndalesës së javës së shkuar në Milano me Interin. Kundërt Sampdorias, skuadra e Luciano Spalletit triumfoi 2-0 me gola të Osimhen dhe Elmaz ndërsa në fillim të sfidës, Politano nuk arriti të zhbllokonte ndeshjen me një 11-metërsh.
Për t’u shënuar është kartoni i kuq i marrë nga Rincon që e la skuadrën vendase për më shumë se një pjesë loje me 10 lojtarë. Me këtë fitore, Napoli shkon sërish në plus 7 nga Juventusi.
