“Shpresoja në një mrekulli”. Mancini i tronditur nga vdekja e Vialli-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2023, 18:34
E priti me heshtje dhe trishtim vdekjen e mikut të tij më të mirë. Roberto Mancini flet për Gianluca Vialli-n dhe në fjalët e trajnerit të Kombëtares Italiane ka shumë dhimbje.
“Nuk kam qenë shumë mirë gjatë orëve të fundit. Kjo është një humbje shumë e madhe për mua, për familjene tij dhe mbi të gjitha, për futbollin italian. Humbas një vëlla, shpresoja në një mrekulli. U takuam, folëm dhe ai ishte në humor e kjo më lehtëson disi. Marrëdhënia jonë ishte ndërtuar mbi respektin dhe dashurinë dhe miqësinë. Ai ishte lumturi dhe kështu duhet ta kujtojmë”.
Ky është reagimi i Roberto Mancinit i shpërndarë nga kanalet zyrtare të komunikimit të Federatës Italiane të Futbollit.
