Kush është njeriu i fuqishëm “hije” pranë Cristiano Ronaldos?

“Daily Mail” ndërton një profil të detajuar të njeriut “hije” të Cristiano Ronaldos. Kush është agjenti i tij i ri pas erës Mendes? Bëhet fjalë për një emër të panjohur. Ricky Regufe shtroi rrugën për marrëveshjen 500 milionëshe të Ronaldos në Arabinë Saudite. Jo vetëm agjenti por edhe miku i tij i ngushtë ndërsa ka nisur bashkëpunimin me sulmuesin që prej vitit 2018.

Regufe është gjithmonë aty, pranë Ronaldos, me Portugalinë, familjen apo në Arabinë Saudite. 43-vjeçari nuk i ndahet asnjë moment sulmuesi, madje as gjë fundjavave apo pushimeve. Ata janë njohur që në vitin 2003 kur Regufe ëndërronte të bëhej futbollist profesionist por ndoqi rrugën e marketingut në sport.

Kush është njeriu i fuqishëm “hije” pranë

U punësua nga Nike në Portugali ku njohu edhe Ronaldon, në atë kohë 16 vjeç. Ai ishte njeriu kyç në marrëveshjen e parë që Ronaldo firmosi me Nike kur ishte ende lojtar i Sportingut të Lisbonës. Ai ka pasur një rol të madh në karrierën e Ronaldos, kryesisht në aspektin e marketikngut duke e shtyrë të nënshkruajë disa nga kontratat më të shtrenjta të historisë së futbollit.

Kush është njeriu i fuqishëm “hije” pranë

Ronaldo nuk e fsheh asnjëherë marrëdhënien e ngushtë që ka me të, madje postoin shpesh herë foto. Shikoni disa prej tyre;