Gullit “thumbon” Depay: Mendon se është i talentuar por duhet ta tregojë në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2023, 14:30
Legjenda holandeze, Ruud Gullit komenton situatën e Memphis Depay, sulmuesi i Barcelonës që këtë sezon numëon vetëm 4 ndeshje me fanellën e skuadrës katalanase.
“Ka një problem të madh sepse duhet të garojë me një sulmues si Lewandowski. Për të luajtur te kjo skuadër duhet të përshtatesh në një rol të ri, përndryshe është shumë e komplikuar. Nuk arrij ta kuptoj. Tregoi te Lyon se mund të jetë një lojtar i madh por dështoi te Manchester United dhe kjo gjë po ndodh edhe tani te Barcelona. Ai vetë mund të mendojë se është një lojtar i madh por këtë duhet ta tregojë në fushën e lojës.
Një mesazh i qartë nga ana e ish-sulmuesit që i “tërheq veshin” lojtarit kryesor të Holandës, i cili po shkon drejt një tjetër sezoni të dështuar.
