Fakt historik në një humbje që dhemb, Reali e nis vitin me disfatë (VIDEO)

Nis në mënyrën më të keqe të mundshme viti 2023 për Real Madrid që bie në fushën e Villarreal 2-1. Kampionët e Spanjës regjistruan disfatën e rëndë në stadiumin “Ceramica”, e treta sezonale për “Los Blancos” dhe e dyta në La Liga pas 3-2 në transfertën e Leipzig dhe humbjes në Rayo ndaj Vallecanos.

Në krahun tjetër “Nendetësja e verdhë” regjistron fitoren e gjashtë mes kupës dhe kampionatit por lajmi është një tjetër.

Për herë të parë në historinë 121 vjeçare të Realit, asnjë nga 11 titullarët e skuadrës nuk ishte spanjoll. Një fakt kurioz dhe një rekord, ndoshta këtë herë negativ.