Ronaldo i pakënaqur te Al Nassr? Ja pse e la tribunën VIP gjatë ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2023, 10:34
Cristiano Ronaldo bën lajm edhe kur del nga stadiumi. Sulmuesi portugez nuk mund të aktivizohej në ndeshjen e parë të Al Nassr në kampionat pasi nuk ka mundësi të teserohet dhe ai ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Al-Tai.
Mediat lokalë raportojnë se në përfundim të pjesës së parë, fituesi i 5 Topave të Artë u largua dhe nuk u kthye më në zonën VIP.

Mediat nxitojnë të bëjnë një krahasim me daljen nga fusha te Manchester United kur ndeshja nuk kishte përfunduar ende por “The Sun” zbulon vendndodhjen e lutitanit. Ai ishte zhvendosur në palestrën e stadiumit ku po stërvitej dhe njëkohësisht po shikonte ndeshjen e shokëve dhe skuadrës së tij.

