Sherr me thika në rrugën e Kavajës, një i ri përfundon në spital

Një sherr që ka degraduar me përdorimin e thikës ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në kryeqytet ditën e sotme.

Mësohet se një shtetas ka goditur me thikë një 25-vjeçar i cili për pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

“Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.