“Pakoja e madhe” bosh për studentët, të rinjtë: Shpenzimet janë të larta, Rama mbyll sytë, mungon mbështetja
Qeveria po mbyll sytë ndaj problemeve që po hasin sot stundetët shqiptarë dhe nuk i merr ata fare parasysh. Është kjo revolta që vjen nga të rinjtë, të cilët nuk e fshehin zhgënjimin e tyre që për herë të tretë, qeveria “Rama” nuk io përfshin ata në asnjë llojë pakoje ndihme ekonomike.
Kur pakoja e madhe e qeverisë u hap dhe studentët panë që nuk ishin të përfshirë u zhgënjyen sërish.
Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare: Kjo është hera e tretë që shpërndahet një pako ndihmuese për qytetarët shqiptarë për pjesën e krizës dhe është po hera e tretë që studentët nuk përfshihen në asnjë pikë dhe gërmë të kësaj pakoje.
Përllogaritet se përgjatë një viti akademik një student shpenzon rreth 4 mijë euro.
Kjo shumë shkon për ushqime, tarifë studimi, akomodim, transport, libra apo mjete të tjera të nevojshme për mësim.
Me çmimet në rritje ata theksojnë nevojën për mbështetje financiare nga qeveria.
Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare: Një studenti sot i kushton ushqimi në një vit i kushton 2 mijë euro; qiraja e banesës, ose konviktit shkon diku tek 800 euro në një vit akademik.
Megjithatë, Gevio Tabaku, aktivist i Qëndresës Qytetare, organizatë që ka në fokus edhe interesat e studentëve thotë se të rinjtë kanë nevojë për mbështetje afatgjatë, e jo disa mujore.
Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare: Ne në fakt sot nuk kërkojmë të mbështetemi me këto forma. Ne kërkojmë që ato gjëra që i kemi në letër t’i kemi edhe në realitet. Në statutin e rezidencave studentore, ne kemi të paracaktuar që çdo rezidencë studentore duhet të ketë dhe mensa publike, por ne nuk i kemi këto. Në momentin që ne nuk i kemi as këto shërbime, atëherë unë mendoj që qeveria thjesht mbyll sytë, që qeveria ia heq vizën studentëve dhe nuk i merr ata fare parasysh.
Në Shqipëri ndjekin studimet e larta rreth 90 mijë të rinj. Shumë prej tyre ndër vite kanë ngritur zërin për mbështetje financiare nga qeveria dhe politika për arsim cilësor.

