Frashëri Law Firm & SFAI Albania, momente bilanci: Letër për Partnerët & Klientët
Mesazhi për vitin e ri 2023 nga STUDIO LIGJORE “FRASHËRI LAW FIRM”
Ne jemi në garë me vetveten dhe do të duhet të krahasojmë vitin e ardhshëm me vitin që po mbyllet për të përmbledhur arritjet tona. Jam i bindur se kemi potencial të pa krahasushëm me tē tjerët për të arritur edhe më shumë sesa po arrijmë tani. Si çdo fund viti po përballemi me momentin e ushtrimit të profesionit dhe të bërit të bilancit vjetor. Por kjo nuk është një pasqyrë financiare që duhet të raportojmë, por ajo që ka të bëjë me jetën dhe veprimet tona të përditshme përgjatë këtij viti që po përcjellim.
Dhe këto janë pjesë e Frashëri Law Firm & SFAI Albania. Për këtë arsye, si çdo vit, të qenit në kontakt me të gjithë partnerët, klientët dhe dashamirësit tanë është një kënaqësi e përsëritur. Kjo na lejon të shikojmë prapa për të analizuar gjithçka që kemi bërë në 2022 dhe për të përcaktuar se si do t'i materializojmë idetë tona inovative në vitin 2023.
Sigurisht që në vitin 2022 kemi udhëtuar rrugën më pak të përshkuar nga kolegët tanë. Ne jemi përpjekur të ecim lartë, në një moment të vështirë të sistemit të drejtësisë teksa gjykatat e Shqipërisë kanë mbetur pa gjyqtarë dhe prokurorë si rrjedhojë e shpatës së vettingut dhe avokatia pothuajse është e falimentuar, duke përdorur teknologjinë më të mirë dhe nuk e kemi lejuar veten të mashtrojmë nga rritja e ekzagjeruar, por përkundrazi, kemi thelluar njohuritë dhe profesionalizmin tonë me ide të reja, projekte origjinale dhe teknologjinë më moderne në shërbim klientëve dhe kompanive të biznesit.
Kjo rrugë kërkon përpjekje dhe intelektualë profesionistë më të mirë për t'u ofruar klientëve tanë më shumë mundësi konsultimi, ekspertize dhe mbrojtje me mjetet më të mira për të zhvilluar dhe rritur bizneset e tyre në një treg hiper-konkurues dhe shumë të modifikuar të ardhur sidomos pas një pandemie globale dhe luftës në Ukrainë që na ka mobilizuar dhe prekur të gjithëve nga rritja e çmimeve.
Nuk është rruga më e lehtë, por është ajo që na mbush me krenari sepse e kemi ndjekur dhe e kemi lënë me sukses. Rezultatet mund të shihen ndër të tjera, në instrumentet e reja të ZGJIDHJEVE TË KAPITALIT NJERËZOR, të FINANCAVE TË KORPORATAVE, të QËNDRUESHMËRISË, të DIGJITALIZIMIT që ne dhe firmat tona anëtare të SFAI mund t'u ofrojnë klientëve të tyre sot.
Sepse ne, Frashëri Law Firm, jemi pjesë e familjes së madhe SFAI. Janë vetëm katër shkronja që nuk kanë asnjë kuptim për veten e tyre. Kuptimi është dhënë nga secili prej nesh që përbëjnë me këtë emër një familje profesionistësh me më shumë se 14.000 njerëz në 115 shtete që përbëjnë SFAI GLOBAL, të cilët e kemi përcaktuar veten si konsulentë dhe avokatë përtej titujve që na kanë dhënë universitetet tona, në mënyrë që të ndihmojmë dhe t'u shtojmë vlerë klientëve tanë në çështjet juridike, ekonomike, financiare, organizative, administrative, ligjore ose të kapitalit njerëzor.
Frashëri Law Firm mbështet profesionistët e Rinj. Frashëri Law Firm si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar profesionistësh që rankohet në Top listën e shërbimeve profesionale në botë është e hapur për çdo profesionist ligjor apo student i shkëlqyer që dëshiron të zhvillojë karrierën e tij profesionale në një mjedis ndërkombëtar pune.
Çdo vit, Zyra Ligjore e Tiranës – Firma Ligjore Frashëri, u siguron studentëve të shkollës së drejtësisë mundësinë e pjesmarrjes dhe të përfundimit të stazhit të avokatit, si dhe të përgatitjes së provimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë.
Në Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Studio e Avokatisë “FRASHËRI LAW FIRM” ka marrë pjesë edhe në konferenca ndërkombëtare, si Java e 2-të vjetore e Qëndrueshmërisë: Countdown to COP27 më 3 tetor 2022, në Londër, Mbretëria e Bashkuar, ku ishte i ftuar i nderuari Kastriot Frashëri, një avokat i mirënjohur i së Drejtës Publike, i njohur për angazhimet e tij të brendshme dhe ndërkombëtare në fushën e së drejtës, interesit publik, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, me ftesë të forumit ndërkombëtar THE ECONOMIST. Në lidhje me këtë sipërmarrje nuk është hera e parë që zyra jonë Frashëri Law Firm deklaroi, i Nderuari, Avokat Kastriot Frasheri, i bashkohet në një komunitet të madh politikëbërës nga e gjithë bota në një botë në zhvillim ku njerëzimi duhet të përshtatet për të mbijetuar për luftimin e ndryshimeve klimatike që kanë prekur mbarë globin.
Frashëri Law Firm u ftua të merte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për avokatët më të mirë në Britani më 21 qershor 2022 në JW Marriott Grosvenor House London. Studio Ligjore "Frashëri Law Firm" me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri.
I nderuari Kastriot Frashëri, Avokat është anëtar i The British-Albanian Lawyers Association (BALA), e njohur si Dhoma e Avokatëve Britaniko-Shqiptarë në Londër e cila synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet avokatëve britanikë dhe shqiptarë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim që të promovojmë aksesin në drejtësi dhe sundimin e ligjit, si dhe të zhvillojmë lidhjet profesionale ndërmjet avokatëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe atyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Në Marrëdhëniet me Publikun dhe Median. Frashëri Law Firm dhe I nderuari Kastriot Frashëri, është një avokat i njohur jo vetëm brenda komunitetit të avokatëve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj për shkak të cilësive të tij të veçanta, veprimtarisë dhe profilit të lartë publik që manifeston ai jo vetëm është intervistuar rregullisht nga shtypi dhe TV, por është ftuar të flasë edhe në Parlament, Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe në aktivitete diplomatike brenda e jashtë vendit. Zyra Ligjore e Kastriot Frashëri dhe Av. Kastriot Frashëri, si avokat, studiues, publicist dhe aktivist i njohur i shoqërisë civile prodhon komente dhe analiza për çështje të ndryshme. Ne kemi ofruar shërbimin tonë falas për të orientuar median se ku mund të drejtohet dhe të kërkojë opinione për probleme që lidhen me zbatimin e ligjit. Kjo dëshmon edhe një herë standardet e larta profesionale që lidhen me shërbimin ndaj klientit me objektivitetin, profesionalizmin dhe integritetin moral e profesional të treguar ndër vite nga avokatët e Frashëri Law Firm. Ne gjejmë rastin të falenderojmë median, si TV Ora News, RTV Ora, Fax News, News 24, Report TV, EuroNews, etj., si dhe në shtyp Gazeta SOT, Revista Psikologjia, etj. për bashkëpunimin dhe për mundësinë e krijuar që profesionistët të shpalosin mendimin e tyre. Ne jemi të lumtur nga përcaktimi i medias këtë vit: “Frashëri Law Firm, një firmë e prestigjit ndërkombëtar nën drejtimin e avokat Kastriot Frashëri, kualifikuar në çështjet e ligjit dhe biznesit në Universitetet e Londrës dhe Berlinit. E vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që përdor Platformën e Inteligjencës Artificiale në trajtimin e dokumentacionit të klientit”.
Përgjegjësia sociale. Përgjegjësia e treguar nga Studio Legale Frashëri Law Firm vlen të evidentohet edhe këtë vit për nga kontributi i dhënë për të ndihmuar njerëzit në nevojë pavarësisht se jemi një zyrë modeste dhe jo korporatë. Ne kemi qenë të përkushtuar me përgjegjësinë sociale duke ndihmuar falas dhjetëra individë pa të ardhura të mjaftueshme dhe biznese të vogla përpara gjykatave për zgjidhjen e problemeve të tyre, të cilët nuk kanë patur mundësi financiare të paguajnë një avokat. Humanizmi dhe kuptimi ynë i përgjegjësisë sociale si pjesë integrale e kulturës sonë, e avokatit dhe firmës tonë ka treguar në vite mbështetjen dhe ka ofruar shërbime juridike falas ose zbritje për shumë individë ose subjekte.
Frashëri Law Firm & High Tech. Frashëri Law Firm është e vetmja zyrë avokatie në Shqipëri që ofron shërbime të personalizuara dhe inovative përmes IT dhe Inteligjencës Artifficiale në trajtimin e dokumentacionit të klientit. Kthehemi për partnerët dhe klientët tanë më të fortë se kurrë dhe me shërbime të reja profesionale në fushën e Avokatisë, Taksave, Auditit dhe Kontabilitetit që i kemi vetëm Ne!
Falë ekskluzivitetit që kemi të Platformës së Inteligjences Artificiale në Profesionin e Avokatit FLF- AI Platform ju kurseni 85% të kohës operacionale që do ju duhej në dispozicion dhe do të kurseni deri 80% kosto financiare në para...
Falë ekskluzivitetit te SFAI, i cili rankohet në Top listën e shërbimeve në botë ne jemi pjesë e një Networku Ndërkombëtar të fuqishëm duke ofruar shërbime profesionale në fushen e ligjit të taksave, auditit dhe kontabilitetit me standardet e ISA dhe të IAASB.
Ejani tek ne dhe provoni kujdesin e duhur 'Due Diligence', magjinë e shërbimeve ligjore me standartet më të larta profesionale duke u ndjerë komod në një ekip ndërkombëtar profesionistësh. Frashëri Law Firm mbetet dhe është zgjidhja juaj më e mirë!
Gjithshka është e besueshme sidomos kur këtë e deklaron një personalitet i njohur i botës shqiptare e më gjerë, i nderuari Kastriot Frasheri!
Frashëri Law Firm & Arbitrazhi Ndërkombëtar. Frashëri Law Firm ka treguar interes edhe ndaj çështjeve të arbitrazhit dhe ka marrë pjesë në aktivitetet e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë për Arbitrazhin. Kreu i zyrës sonë, i nderuari, Kastriot Frasheri, mori pjesë në trajnimin e ICC YAF: Si të zhvillojmë me sukses një arbitrazh në ICC, që u zhvillua në Tiranë më 17 qershor 2022. Duke përfituar nga rasti nga pjesëmarrja në këtë aktivitet, z. Frashëri u takua me kolegët z. Gustafsson, Santacroce, Deutaj dhe Papadhopulos të cilët kishin ardhur nga Suedia, Itala dhe Franca, si avokatë që përfaqësojnë çështje të ndryshme përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për të dhënë eksperiencen e tyre, ku ai u deklatoi se "Ne shpresojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen në shkëmbime përvojash dhe përfaqësime të përbashkëta në fushën e avokatisë dhe të kemi një rrjet më të mirë mes nesh si avokatë”.
Studio Ligjore "Frashëri Law Firm" me shërbimet e saj profesionale që ofron në ligjin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar çdo ditë e më shumë ka tërhequr vëmendjen e subjekteve të interesuara brenda dhe jashtë Shqipërisë si një partner i besueshëm ku mund të mbështetesh për të përfituar ekspertizën e saj. Edhe një herë e përsëris se Frashëri Law Firm është pjesë e SFAI një rrjet ndërkombëtar profesionistësh ligjorë.
Falë kualifikimeve, përvojës dhe eksperiencës profesionale të deritanishme na ka bërë të vlerësohemi nga disa institucione prestigjoze ndërkombëtare të cilat na kanë besuar për ti përfaqësuar ata në Shqipëri duke na ofruar ekskluzivitetin e tyre. Duke përfituar nga rasti sjellim në vëmendje të publikut traditën tonë të besimit ndaj avokatit, mirësisë, përgjegjësisë sociale dhe standardeve të larta profesionale që karakterizon misionin e zyrës sonë!
Dhe në këtë histori suksesi, ne do të vazhdojmë punën në vitin 2023. Të ngrihemi çdo ditë me idenë e gjenerimit të projekteve të reja për vete, për partnerët dhe klientët tanë në mënyrë që Frashëri Law Firm I SFAI Albania të vazhdojë të lulëzojë dhe të jetë një rrjet i admiruar avokatie dhe konsulentësh në sektorin e shërbimeve profesionale në gjithë gamën e legal service.


