Sherr me pronarin e hotelit, ndalohen tre shqiptarë në Dibër të Maqedonisë së Veriut

Tre shtetas nga Shqipëria janë ndaluar nga policia në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

Mediat vendase duke ju referuar policisë shkruajnë se Policia e Dibrës ka ndaluar sot shtetasit Z.E. (28), A.Sh. (34) dhe K.M. (38), të gjithë nga Republika e Shqipërisë.

Ndalimi i tyre është bërë pasi janë sjellë në mënyrë agresive ndaj E.S. nga Dibra, pronar i një objekti hoteliere.

Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë raporti përkatës, thuhet në njoftimin e policisë.