I dënuar dy herë për vrasje, 49 vjeçari në Fier kapet me pistoletë të mbushur e gati për qitje

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë, të mbushur e gati për qitje.

I arrestuari ka qenë dhe më parë i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Hoxhara" u arrestua Shpëtim Kanda, 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale "Vrasja", "Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak". 

"Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak," njoftoi policia. 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip "Benz" me të cilin udhëtonte ky shtetas.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

I dënuar dy herë për vrasje, 49 vjeçari në Fier kapet