Arrestimi i Viola Sterjos, Ora News siguron 4 denoncime ndaj saj në Korçë e Pogradec, si u mori miliona lekë
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e Drejtoreshës së Mjedisit në Tiranë Viola Sterjo.
Ora News ka siguruar 4 denoncime ndaj saj, nga qytetarë nga Korça dhe Pogradeci.
Në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës ka bërë kallëzim një qytetar nga Korca i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjesë e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant.
Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.
Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mijë euro si fillim dhe më pas 28 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndërtuar një bujtine.
Një tjetër qytetar nga Korça sipas Prokurorisë së Korcës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milion euro.
Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte përfituar grantin i ka kërkuar Sterjos tja kthente shumën e lekeve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milionë euro do të shkonte në 4.5 milionë euro.
Një tjetër qytetari nga Korça i cili së bashku me dy ortakë do ndërtonte një resort në Voskopojë, Sterjo i ka marrë 90 mijë euro, duke e mashtruar se kishte bërë aplikim tek AZHBR për ndërtimin e resortit me vlerë 2 milion euro.
Nga shuma prej 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer denoncuesit 20 mijë euro, pasi ky i fundit ishte informuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim për të përfituar financim. Me kontratë noteriale Sterjo i njihte detyrimin prej 90 mijë euro dhe nese nuk ja kthente brenda 6 muajsh do ti linte si garanci banesën e vjehrrit të saj.
Raportimi nga gazetarja e Ora News, Iris Rezhda.

