Shkrumbohet autobusi, shoferi evakuon pasagjerët e linjës Tiranë-Skrapar

Digjet plotësisht autobusi i linjës Tiranë-Skrapar.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnje.

Autobusi me destinacion Skraparin u shkrumbua totalisht.

Drejtuesi i mjetit pasi ka vënë re tymin në motor është ndaluar dhe ka nxjerrë jashtë pasagjerët dhe bagazhet.

Më pas është munduar të shuajë zjarrin.

Edhe pse është munduar nuk ka mundur të shuajë flakët dhe kur zjarrfikësit e Lushnjes mbërritën në vendngjarje mjeti ishte djegur totalisht.

"Pati tym te motori. Ndalova, zbrita pasagjerët dhe bagazhet. Mora fiksen e zjarrit për ta fikur dhe nuk arrita dot. Mora në telefon zjarrfikësen" tregon drejtuesi i autobusit.

Fatmirësisht udhëtarët dhe drejtuesi i mjetit janë të pa lënduar.

Sipas zjarrfikëses, zjarri ka nisur si pasojë e një problemi në motorin e autobusit.

Shkrumbohet autobusi, shoferi evakuon pasagjerët e linjës

Shkrumbohet autobusi, shoferi evakuon pasagjerët e linjës

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.