Durrës, digjet magazina në katin e parë të një pallati

Një magazinë në katin e parë të një pallati në Durrës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1.

"Rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1 Durrës, në një ambient dyqan jashtë funksionit, ku kishte vetëm kuti kartoni, ka rënë zjarr" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë dhe MNZ ndodhen në vendngjarje për fikjen e zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.