Me virozë disa herë në muaj, mjekët apelojnë: Kujdes! Këtë vit shoqërohen me temperaturë që zgjat
Virozat që po qarkullojnë këtë dimër po bëjnë një cikël përsëritje tek fëmijët, duke i prekur disa herë në muaj! Mjekët pediatër, thonë se temperatura e lartë që zgjat deri në një javë është simptoma kryesore!
“E kaloi virozën dhe ja hodhi” për këtë dimër nuk vlen!
Mjekët thonë se të fëmijët po preken disa herë gjatë një muaji.
Sonila Brati, mjeke: Ne shikojmë plot raste të fëmijëve që vijnë tek dhe që kanë temperaturë të lartë që mund ta kenë kaluar në fillim të dhjetorit me një virosë të tillë, dhe për 1 apo 2 javë janë rikthyer tek ne thuajse me të njëjtat simptoma.
Temperatura e lartë që zgjat disa ditë është sintoma kryesore e virozave në në qarkullim.
Problemet në rrugët e frymëmarrjes dhe të vjellat janë të tjera shqetësime që reflektojnë fëmijët.
Sonila Brati, mjeke: Këtë dy javëshin e fundit ne po ndeshemi me fëmijë që vijnë tek ne me temperatura shumë të larta që shkojnë 3-5 ditë, apo dhe një javë dhe që nuk mund të mos kenë absolutisht asnjë lloj simptome tjetër por vetëm temperaturë.
Në qendrën shëndetësore Nr. 2 që mbulon zonë e Brrylit në Kryeqytet, një mjek kryen deri në 30 vizita në ditë.
Shumica fëmijë nga çerdhet e kopshtet.
Sonila Brati, mjeke: Shkon diku tek 30-40 vizita në ditë, në ditë të caktuar mund të shkojë dhe më tepër. Pra mund të jenë rikthyer me temperaturë të lartë, mund të jenë rikthyer me kollë, me vështirësi, me dhimbje fyti, me rrufë, ndonjëherë me bark, apo dhe me të vjella. Mosha 0-6 vjeç është më e prekur ndryshe nga ajo periudha e para një jave kur ishin dhe shkollat.
Mjekët këshillojnë prindërit që të shmangin fëmijët nga ambientet me grumbullimeve dhe qëndrimin në temperatura të ulta!

