Historia e jashtëzakonshme e Mateos, 14-vjeçarit autik që di të lexojë e të shkruajë që ëndërron gazetarinë, mjekët: Histori suksesi!

Një histori e jashtëzakonshme dhe frymëzuese vjen nga Saranda. Mateo Minga është 14 vjeç, dhe vuan nga çregullimet e spektrit autik. Por kjo gjë ndryshe nga fëmijët e tjerë që pengohen në zhvillim, Mateon nuk e ka penguar që të vazhdojë ëndrrën e tij. Ai do të bëhet gazetar sportive, di të shkruajë, të lexojë, të këndojë dhe di çdo kryeqytet të botës!

Pasioni për gazetarinë bën që Mateo të ketë mikrofonin shokun e tij më të mirë, që e shoqëron pjesën më të madhe të kohës.

Mateo Minga: Unë dua të bëhem gazetar sportiv. Mikrofonin e mbaj në dorë për qejf.

14-vjeçari Mateo Minga është diagnostikuar me çrregullim të spektrit autik, por kjo nuk e ka penguar atë të ketë ëndrra të mëdha për të ardhmen.

“Futbollisti yt i preferuar? Oliver Giroud (sulmuesi i kombëtares së Francës)! Po në tenis? Rafael Nadal!”, përgjigjet Mateoja.

Mateo e ëndërron veten një gazetar sportiv, flet për lojtarët e tij të preferuar, dhe madje ka arritur të mësoj himnin e ekipit të tij të preferuar, atij të Francës.

Ai është një nga rastet e suksesit në Qendrën e Zhvillimit në Sarandë.

Sipas lokopedit, Olgert Xhallari, që e ka ndjekur, ky është maksimumi që mund të arrinte një fëmijë me çrregullim të spektrit autik.

Mateo di të shkruajë dhe të lexojë shumë mirë, si dhe di emrat e të gjithë kryeqyteteve të botës.

Olgert Xhallari, Lokoped: Mateoja është një fëmijë i jashtëzakonshëm. Është shumë inteligjent, por ka akoma punë. Shikojmë që dita-ditës ai po ecën si mos më mirë.

I përfshirë në të gjitha aktivitet që qendra realizon, Mateo argëton fëmijët e tjerë me një tjetër pasion të tijën, këngët polifonike.

Mateo është shembulli i një kampioni që sfidon dhe fiton mbi çrregullimet gjenetike.