Kaloi nga Partia e Lirisë në PS, Agron Çela pozon me drejtuesen politike të Shkodrës, Elisa Spiropalin

Ish deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela i është bashkuar tashmë Partisë Socialiste.

Ndërkohë lëvizja është bërë “zyrtare” edhe nga ministrja socialiste Elisa Spiropali e cila është drejtuese e PS-së në Shkodër, Elisa Spiropalin.

Ajo së bashku me Benet Becin ka publikuar një foto së bashku me Agron Çelën, pak pasi ai “tradhtoi” Partinë e Lirisë së Metës.

Pritet tashmë që Çela të kalojë në grupin parlamentar të PS-së duke i shtuar edhe një ulëse tjetër kësaj partie në Kuvend.

Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021 siglën e LSI aso kohe, tani Partia e Lirës, por në prag të zgjedhjeve vendore ai ka ndërruar kamp politik.