Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, darkën me Alibeajn: Mot më mirë!

“Një dolli për mendimin ndryshe; se të duash të ndryshosh për mirë nuk të bën as të shitur e as të blerë e as peng”-u shpreh dje në rrjetet sociale deputetja e PD-së, Jorida Tabaku pas drekës së shtruar nga kolegu i saj Xhelal Mziu me shumë deputetë të PD-së, ku natyrisht kryesori ishte Sali Berisha.

Dreka në fjalë u komentua gjerësisht si bashkim i demokratëve rreth liderit historik. Por nuk ishte e tillë për kundërshtarin e tij më të ri në PD, Enkelejd Alibeajn, i cili e refuzoi këtë tryezë.

Për mediat Alibeaj pohoi se ishte i ftuar, por tha se ka refuzuar që të shkojë në dreka që i ngrihen kurthe dhe prita.

Në drekë ishte edhe Rexhep Uka në cilësinë e të zotit të shtëpisë (“Uka Farm”), por ai mbetet një prej themeluesve të Partisë Demokratike.

Rexhep Uka ka qenë deputet dhe zv/kryeministër në mandatin e parë të pushtetit të PD. Shfaqja e Jorida Tabakut, krah Rexhep Ukës, e jo afër Sali Berishës, dukej se thoshte se “kam ardhur thjesht për kortezi se më ftuat”.

Dhe ashtu ishte, pasi në darkë, Tabaku do t’i bashkohej grupit të demokratëve që kishte mbledhur Enkelejd Alibeaj, ku ndryshe nga serioziteti i drekës, në pamjet e darkës ajo shfaqet më e qeshur.

“Faleminderit demokratëve të palodhur të degës 2! Atyre që janë me PD-në në ditë të mira, por më e rëndësishmja, në ditë të vështira.  Faleminderit të gjithë atyre që punuan me mua, më mbështetën dhe besuan në mua këtë vit e çdo ditë!

Faleminderit Mirlinda Çollaku, një zonjë që i bën nder pozicionit të kryetares! Ka qenë një vit i gjatë e sfidues, një vit me arritje, por dhe vështirësi për të gjithë shqiptarët!

Gëzuar! Mot më mirë”, është dhe urimi i sotëm i Jorida Tabakut bashkëngjitur foto-albumit nga darka e djeshme me grupin e Alibeajt.

Në foto: Dreka ku ishte Berisha

Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën,

Në foto: Në darkën me Enkelejd Alibeajn dhe disa demokratë

Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën,

Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën, Fotot/ "Dilemat" e Jorida Tabakut, drekën me Berishën,