Vdekja e 58-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes pasi i hoqën asistencën, Dhori: Ngjarja tejet e rëndë, drejtësia të veprojë urgjentisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2022, 13:40
Pas lajmit të rëndë ku 58-vjeçarja Shpresa Cani humbi jetën në ambientet e Bashkisë së Lushnjes pas debatit të ashpër që ka pasur me punonjësit pasi i kishin hequr asistencës, si dhe takimit me kryebashkiaken, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori.
Në një intervistë për “Ora News” ligjvënësja e Lushnjës ndërsa ka ngushëlluar familjarët e së ndjerës, kërkoi që drejtësia të veprojë menjëherë dhe organet kompetente ta zbardhin ngjarjen e tejet të rëndë, siç e cilësoi, në themel.
