Policia, përfituese e pakos së qeverisë për inflacionin, Çuçi: Ndihma më e lartë për forcat speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2022, 17:42
Policia e Shtetit është përfituese e pakos së madhe të qeverisë Rama për të zbutur efektet e inflacionit.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se ndihma më e madhe do të shkojë për punonjësit e RENEA-s, FNSH-së, DELTA FORCE dhe Forcës së Posaçme Operacionale.
Çuçi: Lajm i mirë. E gjithë trupa e Policisë së Shtetit do të përfitojë nga pako e madhe e mbështetjes për 1 milion individë, për të amortizuar efektet e inflacionit të luftës. Veçanërisht ndihma më e lartë shkon për ata që janë në përballje të drejtëpërdrejtë me rrezikun; punonjësit e RENEA-s, FNSH-së, DELTA FORCE dhe Forcës së Posaçme Operacionale.
