Përballet në zgjedhje pas 9 vitesh, Berisha: Rama është i pashpresë, e tregoi edhe me sulmin ndaj meje
Teksa u pyet për rikthimin pas 9 vitesh të përballjes mes tij dhe Edi Ramës në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Edi Rama është i pashpresë dhe shenjë e kësaj është dhe akti që ndërmori ndaj meje me sulmin fizik.
Gjatë komunikimit të tij me gazetarët ka folur mbi aferën e inceneratorëve teksa ka përmendur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj si një ndër 3 personat më kryesorë të kësaj çështjeje.
“Në mënyrën më të përsëritur e kam denoncuar aferën e ineneratorëve. Unë kam qenë kryeministër dhe problemin e njoh totalisht, në mënyrë shteruese, si është vendimmarrja. Arben Ahmetaj është në treshen më kryesore të djegësve, me Ramën dhe Agaçin.
Ahmetaj është se pa firmën e tij nuk mund të merret fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, edhe po të dojë kryeministri, nëse nuk firmos ministri i Financave nuk preket asnjë qindarkë. Paratë janë dërguar me firmë të Ahmetajt dhe Ramës, ai është një ndër 3 strumbullarët kryesore të aferës së djegësve. Ai mashtroi nën betim se nuk njihte Zoton apo Mërtirin kur ka qenë në makinë meta kur është përmbysur makina, Zoto ka qenë menaxher i Hermesit në kohën kur biletat e tij ishin fshehur. Prokurorët vetë janë pjesë e organizatës kriminale të djegësve.
Mjafton kjo për të hapur çështje penale, ndërsa ata thanë që nuk mjafton për të hapur hetim. Nëse Ahmetaj merret i pandehur Rama automatikisht merret i pandehur, nuk merret dot pa Ramën. Ahmetaj ka imunitet të plotë, gjithë beteja për SKAP-in e partisë u bë për të ndaluar arrestimet e të tjerëve. Akuza fillestare është për korrupsion, vetëm për korrupsion nuk hetohen ata, po folëm për korrupsion shkohet te Ahmetaj, Rama dhe Agacci. Problemi është se është Rama mbi Ahmetajn, ai nuk ka përgjegjësi ligjore më të veçantë se Rama, por aq sa Rama”, tha ai.