Doçi: PD-në e presin sfida të mëdha duhet të jemi bashkë për të fituar çdo betejë

I ftuar në studion e Ora Neës me moderatoren Sonila Musaj ishte Mariglen Doçi, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD ku bëri një rezyme të zhvillimeve politike në këtë parti.

Gjatë fjalës së tij, Doçi u ndal edhe tek pritshmëritë e 2023 ku tha se shpreson që PD të dalë fitimtare në zgjedhjet lokale.

Ai bëri dhe një thirrje për demokratët që të bëhen bashkë pasi vetëm kështu do të mund të fitonin ndaj kundërshtarit politik që është Partia Socialiste.