Blushi: Qytetarja i vdiq në zyrë, kryebashkiakja e Lushnjes shkoi në festë me të rinjtë e FRESSH-it

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotme në Lushnje, ku  një qytetare ka humbur jetën në zyrat e bashkisë, ku shkoi të ankohej për shkak se i kishin ndërprerë KEMP-in.

Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Blushi tha se vetëm pak orë pasi qytetarja ka ndërruar jetë, kryebashkiakja Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me të rinjtë e FRESSH-it.

"Kryebashkiakja e Lushnjes festoi pas vdekjes së qytetares në zyrë!

Pak orë pasi qytetarja Sh. C ndërroi jetë në zyrën e saj duke i kërkuar ndihmën e mohuar ekonomike, kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa shkoi të festonte Vitin e Ri me Taulant Ballën dhe të rinjtë e FRESSH-it.

Kjo është fytyra e pashpirt e “rilindasve”: Festojnë edhe në mort me lekët që i vjedhin popullit çdo ditë dhe zero reflektim për hallet e një zonje që humbi jetën në zyrat e shtetit për shkak të keqqeverisjes, mjerimit, mosdëgjimit dhe braktisjes së qytetarëve!

Fotot e publikuara nga Taulant Balla pak orë pas tragjedisë në zyrën e Bashkisë së Lushnjes", thekson në reagimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.

Blushi: Qytetarja i vdiq në zyrë, kryebashkiakja e Lushnjes shkoi