"Dosje për Kim dhe britanikun", Berisha: Akuzat për ambasadorin britanik do ti faktoj së shpejti

Në bilancin e vitit, kryetari i PD Sali Berisha e ka cilësuar 2022 nga më të vështirët për shqiptarët.

"Shqiptarët pëërjetuan vitin e vjedhjeve më të mëdha dhe dalin prej tij si kombi më i vjedhur i planetit," tha ai.

Varfëria u shtua dhe demokracia u godit rëndë sipas kryedemokratit.

"Ishte viti i varfërimit të lemeritshëm të shqiptarëve," tha ai.

Viti që po lëmë pas shënjoi përplasjen e madhe të Sali Berishës me ambasadoren amerikane. 

E akuzon për dëmtimin e opozitës, por foli edhe për dosje korruptive.

"Do të nxijnë në historinë e turpit qëdnrimi i mabasadores së SHBA-së. Në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës,kurse beteja e tyre me Edi Ramën është betejqë e varur prejdosjeve që kanë me njëri-tjetrin," tha ai.

Prej muajit maj të vitit 2021 Berisha është shpallur non grata nga SHBA, e një vit më pas edhe Britania mori të njëjtin vendim.

Por edhe për ambasadorin e Britanisë ai foli për akte korruptive duke shtuar se do ti faktojë.

"Mua më intereson se ti ke abuzuar me besimin e qeverisë tënde dhe ke mashtruar në mënyrë të paskrupult për llogari të Edi Ramës. Do ta faktoj këtë 100%," tha ai.

Paketën sociale të qeverisë, Sali Berisha e lexon si përpjekje për të ndikuar zgjedhjet.

"Një pilulë elektrorale me efekt shumë minimal," tha ai.

Përballë gazetarëve kryedemokrati se Rama tashmë ka kapur të gjitha pushtetet përfshirë presidencën dhe SPAK, por shtoi se tashmë opozita është më e fortë.