Dështimi i PD-së në 2022? Berisha: Rama përdori Lul Bravën, tani vegël ka pasardhësin dhe opozitën e tij
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur se cili ka qenë dështimi i PD-së në 2022, ka folur dhe hedhur akuza ndaj krahut të Alibeaj se përdorej si vegël nga Edi Rama.
“Mendoj se i gjithë veprimi pavarësisht se cfarë ngjyre duam t’i japim ka qenë shpëtimtar për PD, nuk ka qenë e nuk ka patur asgjë për interesin tim personal.
Është e vërtetë që Rama siç ka përdorur Lul Bravën, po përdor pasardhësin e tij. Opozita e Bashës bëri lista për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe në fund rezultati ishte tallje e përqeshje për ta. Në fund u arrit marrëveshja pa pyetur deputetët që do votohej në parlament Ardian Dvorani se këtë donte Edi Rama dhe këto u premtuan.
Kjo është tallje se e vërteta mund të kenë pranuar 1-2 vetë, të tjerët se pranonin Dvoranin. Ka një opozitë që e përdor si vegël Edi Rama, por është e parëndësishme. Në tërësi deputetët përpiqen të mbajnë qëndrime parimore”, tha Berisha.
