Berisha bën "bilancin" e PD-së në 2022: Viti ynë, Rama përdori çdo mjet për të na gjunjëzuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat sot ka bërë një lloj "bilanci" të Partisë Demokratike gjatë vitit 2022.

Sipas tij ky ishte viti i opozitës edhe pse Rama dhe qeveria e tij përdorën çdo mjet për ta gjunjëzuar atë, duket shkuar deri tek sulmet fizike.

Sali Berisha: U përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite me qëllimin e vetëm që ta mbanin ate një parti simotër të partisë së krimit në pushtet. Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, institucion, policinë shërbimin informativ kombëtar, drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunnjëzonte opozitën.

Përdori bandat, forma nga më të turpshmet të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës. Në këtë përpjekje do të nxijë në historinë e turpit qëllimi i ambasadores së shteteve të bashkuara të Amerikës që pasi në një kat madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarine  saj.

Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkrelur çdo ligj e konventë ndërkombëtare. Por ky është viti i opozitës sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve.

Ata u ngritën kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të egër të PD-së, kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri, atyre që përdorën krimin për të luftuar anti-krimin.

Pavarësisht se përfaqësonin vendet më të adhuruara nga shqiptarët si SHBA apo Britania. Qytetarët opozitarë qëndruan, këtë vit iu faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fortë se kurrë.

Për herë të parë u aplikuan primaret, PD iu përgjigj dhunës primitive , antiligjore me armën e lirisë.