Gjyqi për incineratorët, avokatët kërkojnë mbylljen e dosjes së SPAK: S`gjykohemi dy herë
Pronarët e kompanive të incineratorëve kërkuan pushimin e dosjes së spak me argumentin se çështja është hetuar e gjykuar njëherë më parë. Ata paraqitën një vendim të gjyqtarit të Elbasanit Zihni Shahu që ka pushuar çështjen ndaj Stela Gugalljas, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Gjykata e shtyu seancën paraprake për në më 18 janar pasi avokatët pretenduan se palët nuk ishin njoftuar conform procedurave.
Avokati i kompanisë "Albtek" dhe pronarit të saj Mirel Mërtiri ka përdorur këtë vendim të gjykatës së Elbasanit të vitit 2018 për të kërkuar nga SPAK pushimin e hetimit për incineratorin e elbasanit.
Ai shprehet se për këtë çështje është shprehur një herë drejtësia ndaj në këto kushte nuk mund të ketë një tjetër proces për të njëjtën çështje.
Në fakt sipas dokumentit ka qenë gjyqtari Zihni Shahu që ka pushuar çështjen e nisur ndaj Stela Gugalljas, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, në atë kohë nën mungesë. Ndërsa procedimi ka nisur nga një kallëzues L.C. i cilësuar si person anonim.
"Gjykata e Elbasanit ka hetuar nga ana e prokurorisë dhe gjykuar duke dhënë me një vendim në lidhje me pafajësinë e Mirel Mërtirit dhe është një vendim i formës së prerë. Prokuroria e Posaçme duhet të shikonte njëherë atë vendim pastaj të fillonte gjykimin. Nuk mund të gjykohet e njëjta çështje dy herë," tha ai.
Sipas avokatit Sajmir Visha, dosja është paraqitur nga spak prej forcave politike ndaj dhe nisja e hetimit është në kundërshtim me ligjin.
"Kodi i procedurës penale nuk i njeh kallëzimet të paraqitura nga forcat politike me përjashtim të hstetasve, të personelit mjekësor apo të çdo qytetari," tha ai.
Seanca e nisur në SPAK duket se nuk solli të reja, pasi avokati Ardian Leka u shpreh se palët nuk ishin njoftuar si duhet
Në sallë munguan ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako të akuzuar tashmë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.