Festivali i 11-të, Kapexhiu: S’kisha skenar, kishte liri, këngët nuk ishin për Enverin dhe partinë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Bujar Kapexhiu, ish-prezantues i Festivalit të 11-të u shpreh se ishte tjetër atmosferë në festivalin e 11-të të këngës.

Ai tha se ai si prezantues nuk kishte skenar bashkë me Edi Luarasin dhe se këngët nuk ishin për Enverin dhe partinë, por kishin tema të lira.

Kapexhiu: Doli programi i festivalit dhe unë dhe Edi Luarasi ishim konferencierë. Ishte tjetër atmosferë dhe tjetër lirshmëri. Nuk na e dhanë tekstin e shkruar, na e dhanë të lirë, për të bërë çdo gjë, të improvizonim, dhe e kemi bërë këtë pa qenë në tekst.

Ndoshta kemi thënë edhe gjëra, sepse lirshmëria filloi qysh nga këngët. Nuk kishte këngë për Enverin dhe partinë, apo punonjësit socialistë, e që lidheshin me ideologjinë. Temat ishin të lira dhe kjo tingëlloi si e re dhe e pëlqyeshme.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.