DOKUMENTI/ Skandali me gjyqin e Ndroqit, avokati: Gjykata nuk njohu eksperten e vet, nuk llogariti 1 mln euro të ardhura
Publikimi i vendimit prej 299 faqesh të Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e pronave te Ylli Ndroqit nxjerr në pah një skandal
Gjykata nuk njeh si të ligjshëm raportin e njërës prej eksperteve që ajo vetë kishte përzgjedhur me argumentin se nuk kishte licence.
Ajo që është më e rënda është se gjykata shkeljen së saj e përdori për të arsyetuar vendimin, pasi duke mos njohur aktekspertimin e kësaj eksperteje nuk i njeh zotit Ndroqi fitimin e të ardhurave neto në masën e 1 milionë eurove.
Besnik Muçi: Një nga provat e këtij procesi me natyre financiere, ka në bazë ekspertizën financiare. Gjykata nuk e pranoi ekspertin tonë. Ndërkohë gjykata caktoi 3 ekspertë të vetët dhe këtu fillon absurdi. Një nga 3 ekspertët sipas tyre, nuk ka pasur atribute pra licencën për të kryer vlerësim nga gjykata.
Gjykata nuk merr në shqyrtim gjetjet e kësaj eksperteje. Kjo është një shkelje e rëndë proceduriale e kryer nga kjo gjykate dhe mbi këtë shkelje e përdor për të arsyetuar vendimin.
Pra, duke mos përdorur përfundimet e akt ekspertimit vlerësues në vendimmarrjen e saj përfundimtare, solli mosllogaritjen e të ardhurave të zotit Ndroqi në masën e 1 milionë eurove.
Bëhet fjalë për të ardhurat e një biznesi që ka nisur që në 1993, ndërsa dokumentet që i janë vënë në dispozicion gjykatës vërtetojnë që se ka nisur me një kapital fillestar 20 mijë dollarë.
"Biznesin më i madh i mundshëm i regjistruar në atë periudhë" saktësoi Muçi.

1 milione euro fitimi nuk u llogarit
Po pse gjykata nuk mori parasysh akt ekpspertimin?
Enis Daci argumenton: Ekspertja arriti në një përfundim që nuk i pëlqeu gjykatës dhe as prokurorëve. Ekspertja në analizën e saj shkruan se nga 1997 – 1998 kompania e Zotit Ndroqi ka importuar mbi 700 maune dhe vlerëson se në vitet 1993 – 1998 rezulton të jetë fituar shuma e të paktën e 1 milionë euro neto. (Dokumenti bashkangjitur) Në matjet e saj janë hequr tatimet.
Madje në shpjegimet që ka dhënë në gjykatë ka thënë se mund të nxirrte një rezultat shumë herë më të madh fitimesh në favor tw zotit Ndroqi nëse Autoriteti doganor do i vinte në dispozicion dokumentet se sa maune ishin importuar nga 1993 - 1996. Pyetja është përse nuk u dorëzuan nga autoriteti doganor këto shkresa?
Pse gjykata nuk kerkoi dokumente shtesë?
Enis Daci argumenton: "Gjykata nuk kërkoi dokumente shtesë pasi janë në disfavor të prokurorisë dhe gjykata është vivavoce e prokurorisë"
Ja pse gjykata nuk ka dhënë vendimin bazuar në provat e marra gjatë procesit gjyqësor.
Besnik Muçi: Eshtë një ndër vendimet se gjykata nuk ka vepruar në zbatim të ligjit, por në shkelje të tij në këtë vendim. Parimi është që gjykatat janë të pavarura në vendimmarrje dhe vendimi ne japin në bazë të bindjes së brendshme, por në bazë të provave unë gjykoj se gjykata në këtë vendim nuk e ka marrë vendimin në bazë të provave.
Nëse ne jemi para një konkluzioni që ekspertja nuk ka pasur licencë është shkelje shumë e rëndë proceduriale, që gjykata të caktojë një eksperte të palicencuar dhe e bën aktin e ekspertimit të pavlefshëm dhe vendimmarrje të pavlefshme. Kjo përbën një shkelje të rëndë proceduriale.

