Avokati: Absurde, gjykata nuk njeh pasuritë të Ylli Ndroqit që janë me TVSH dhe fatura tatimore
Avokati i RTV Ora, Besnik Muçi u shpreh se ky vendim i gjykatës është në kundërshtim të hapur me ekspertimin që ka vendosur vetë gjykata ndaj Ylli Ndroqit.
Ai theksoi se po ashtu nuk njihen pasuri të Ndroqit me vlera deri në 2 milionë euro, edhe pse kanë TVSH dhe fatura tatimore.
Muçi: Ky endim i gjykatës është në kundërshtim të hapur me ekspertimin që kanë bërë me caktimin e vetë gjykatës. Pra, gjykata cakton ekspertë dhe jep vendim në kundërshtim me ta. Gjykata nuk njeh 2 mln euro ta pasqyruara nga shoqëria Yldon dhe gjykata thotë nuk i njeh. Ato janë me TVSH dhe fatura tatimore.
I kemi paguar 400 mijë euro shteti dhe ajo thotë se nuk e njeh këtë shumë, edhe pse me bilance e dokumente. Nëse vihen në dyshim këto dokumente vihen vetëm për falsitet, ndryshe duhet marrë si provë në gjykatë.

