DOKUMENTI/ Avokati: Nuk u soll asnjë provë kundër Ndroqit, Italia solli dokumentin që s’ka qenë kurrë i arrestuar

Avokati i RTV Ora, Besnik Muçi u shpreh se prokuroria nuk solli asnjë provë për pretendimet e aktivitetit kriminal të Ylli Ndroqit.

Ai theksoi se nuk u soll asnjë inflamacion policor apo asnjë dokument që e provojnë një gjë të tillë, edhe pse janë bërë verifikime në të dyja vendet.

Ai shtoi se edhe prokuroria italiane solli dokumentin që provon se Ndroqi nuk është arrestuar në kohën kur thotë prokuroria, pasi ka qenë fizikisht në Angli.

Muçi: Gjatë shqyrtimi gjyqësor u provua në mënyrë shumë të qartë se prokuroria nuk soli asnjë provë për aktivitetin kriminal të dyshuar në Turqi të zoti Ndroqi. Nuk u soll asnjë informacion policor, madje gjykata e Apelit i ka lënë detyrë prokurorisë që të kryhen verifikime në Itali dhe Turqi. Ne kemi dorëzuar në Gjykatë dokumente nga TIMS. Prokuroria solli një dokument që Ndroqi ishte arrestuar në 14 shkurt 2015, por ai në këtë periudhë ka qenë në Angli dhe objektivisht është e pamundur që të ketë qenë në Itali.

Plus prokurua në Itali solli një dokument nga ministria e drejtësisë, theksohet fakti se ka pasur një hetim në Itali ku mendohet se është përfshirë, por ama nuk është arrestuar asnjëherë dhe është pushuar si hetim. Edhe ligji Antimafia e thotë se kur çështja pushohet, atëherë pushohet edhe sekuestrimi pasuror. Gjykata përballë dokumentit me vulë thotë se ky dokument nuk e bind. Nuk e di se si mund ta bindim gjykatën.

DOKUMENTI/ Avokati: Nuk u soll asnjë provë kundër Ndroqit, Italia

DOKUMENTI/ Avokati: Nuk u soll asnjë provë kundër Ndroqit, Italia