Dokumenti provë/ Interpol Roma nuk ka thënë se Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar më 17 shkurt 2015
Zoti Ylli Ndroqi nuk ka qenë asnjëherë i arrestuar në Itali më 14 shkurt 2015. Si provë avokatët mbrojtës kanë paraqitur dokumentin e Interpolit qëndror në Francë.
Por në vendimin e argumentuar prej 299 faqesh gjyqtarja e GJKKO-së, Etleva Deda bazohet në një letër të dorëzuar nga policia shqiptare në SPAK ku thuhet se "ne si polici kemi marrë informacion nga Interpol Roma se se zoti Ndroqi është arrestuar më 17 shkurt 2015 për një ngjarje të ndodhur në Itali në viti 2003 – 2004"
Në letrën e policisë thuhet se mesazhi i interpolit është i bashkëlidhur. Por në procedurë gjyqësore një kopje e këtij mesazhit nuk figuron. Me gjithë këmbënguljen një mesazh i tillë nuk vihet në dispozicion prandaj avokatët mbrojtës në emër të zotit Ndroqi kanë dorëzuar një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës prej një viti tashmë.
Besnik Muçi:“Ky mesazh i Interpol Romës edhe sot që flasim ne nuk është paraqitur në prokurori dhe në gjykatë. Dhe prokuroria e Tiranës është duke hetuar. Fakti është që prej një viti nuk është arritur të kryhet një verifikim i tillë në Itali kaq i thjeshtë. Nëse ekziston një mesazh nga Interpol Roma në Interpol Italiane. Ose kërkoje me letërporosi nëse është arrestuar apo jo në shkurt 2015, por asnjëra nga këta”
Shpikja e mesazhit të interpol
Avokatët kanë shkuar më tej duke kërkuar tek Qendra e Interpolit në Francë një vërtetim ku të saktësohej nëse është arrestuar apo jo Ylli Ndroqi më 17 shkurt 2015, por nga ky institucion ka ardhur vërtetimi se ai nuk ka qenë i arrestuar.
Avokatët besojnë se në pamundësi për të gjetur argument ligjor prokuroria ka shpikur mesazhin e Interpol Roma për të kategorizuar zotin Ndroqi subjekt të antimafias.
Enis Daci: “Në pamundësi për të gjetur argument ligjor prokuroria nga organet e saj ka shpikur dhe kjo shpikje është depozituar në gjykatë për të kategorizuar zotin Ndroqi subjekt të antimafias.
Gazetarja Beti Njuma: A gjeti ndonjë grup kriminal apo aktivitet të jashtëligjshëm sepse ka 2.5 vjet hetime?
Enis Daci: Ne kemi ftuar prokurorët. Meqë ju keni këto indicia përse nuk hapni procedim penal. Nuk e hapin sepse po ta hapin bie që në fillim, sepse do të duhet të dorëzojnë mesazhin e Interpol Romës ku asnjëherë Interpol Roma nuk ka thënë se zoti Ylli Ndroqi është arrestuar më 17 shkurt 2015 dhe si pasojë nuk ka indicie penale. Dhe letra këtu konfirmon saktësisht se regjistri I Interpolit nuk ka të përmendur një arrestim të zotit Ndroqi më 17 shkurt 2015.(Dokumenti bashkangjitur). Kjo është provë faktike por gjykata thotë nuk më bind.
Gjykatën nuk e bind vendimi i gjykatës së Torinos së formës së prerë. Nuk e bindin biletat e avionit. Nuk e bindin vizitat mjekësore, por e bind mesazhi i policisë së shtetit ku thuhet se ekziston mesazh nga Interpol Roma por nuk e paraqet si provë?! Imagjinoni. Kjo gjykatë me gjithë financimet që ka marrë qoftë nga Amerika apo shteti shqiptar justifikon dokumente të falsifikuara dhe kjo është e papranueshme.
Avokatët kanë sjellë si provë edhe hyrje daljet në TIMS ku vërtetohet se pikërisht ditën kur pretendohet se Ndroqi është arrestuar në Itali ai figuron nga Tims të ketë qenë në Angli.




