Redjan Rrahja në 41 biss, i akuzuari për atentatin ndaj prokurorit bën rekurs vendimin e Apelit
Redjan Rraja i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që la në fuqi vendimin për izolimin e tij në regjimin e posaçëm 41 bis.
Pritet që çështja tashmë të shqyrtohet nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, pas paraqitjes së qëndrimit të avokatëve dhe të Prokurorisë.
Në nëntor 2021, Prokuroria e Posaçme kërkoi izolimin e 34-vjeçarit në sistemin 41 bis, për shkak të veprave penale të rënda të kryera prej tij, dhe dyshimeve se ai mbante kontakte me jashtë nga brenda burgut.
Redjan Rraja sipas akuzës, është i dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ku u plagos edhe Aleksandër Laho, i njohur si Rumi i Shijakut dhe humbi jetën Andi Maloku, shofer i prokurorit.
Në kuadër të procedimit penal të nisur nga SPAK, rreth dy muaj më parë të pandehurit Redjan Rraja iu bllokuan edhe pasuritë që dispononte në emër të tij.
