Kapexhiu: Mihal Luarasi e udhëhoqi festivalin e 11-të, bënte truke dhe gjera interesante si regjizor

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Bujar Kapexhiu, ish-prezantues i Festivalit të 11-të u shpreh se ishte Mihal Luarasi ai i cili udhëhoqi dhe i tha formë festivalit të 11-të.

Ai tha se Luarasi është një ndër regjizorët më të mirë të teatrit në vend dhe se në atë festival ka përdorur shumë truke interesante.

Kapexhiu: Ai që e udhëhoqi dhe tha se si duhet bërë forma ishte Mihal Luarasi, një nga regjizorët më të shquar që ka arti teatrot dhe spektaklit në Shqipëri. Ai nuk e ndërtoi që ka një muzikë dhe një orkestër. Ai ndërtoi një truk, sapo futet konferencieri, mungonte gjoja dirigjenti.

Ishte një truk i tij dhe atëherë e marr unë dirigjimin e parë dhe atakun e parë e bëj unë. Krijonte gjëra interesante gjatë spektaklit për tu dukur ndryshe nga herët e tjera.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.