Avokati: Gjykata njeh pasuritë e Ylli Ndroqit, por jo të ardhurat, edhe pse janë në bankë dhe me akte noteriale
Avokatët e zotit Ylli Ndroqi, Besnik Muçi dhe Enis Daci ishin në studion e RTV Ora për të argumentuar mbi vendimin prej 299 faqesh të gjyqtares Etleva Deda mbi konfisikimin e pasurive të klientit të tyre.
Ky proces ka shtyllën kurrizore të vetin ekspertimin financiar. Janë ekspertët që përcaktojnë burimet e ligjshme të pasurisë, vlerën, pasuritë e krijuara dhe shpenzimet. Raporti financiar gjatë procesit gjyqësor e nxjerr me bilanc pozitiv në të gjitha vitet e aktivitetit të tij zotin Ndroqi por ndodh diçka e çuditshme.
Gjykata njeh pasuritë dhe shpenzimet, por ama nuk njeh të ardhurat që vijnë nga bizneset e Yllit Ndroqit.
Muçi: Gjykata kur vjen puna te shpenzimet dhe pasuritë të Yllit Ndroqit sipas ekspertëve, i merr pa asnjë dyshim, ndërsa kur vjen puna për të ardhurave, nuk merr asgjë parasysh. Ky është standard i çuditshëm. Pra, gjykata duhet t’i merrte të dyja parasysh ose të injoronte tërësisht aktekspertimin.
Gjykata merr parasysh aktin kur vjen puna për shpenzimet sic i ka nxjerre ekspertet por injoron të ardhurat që kanë nxjerrë ekspertët në aktin e ekspertimit.
Gjykata në disa paragrafë kur citon të ardhurat e ligjshme që nxjerrin ekspertët thotë se nuk krijon bindjen se janë me burime të ligjshme. Ndërkohë këto të ardhura janë në llogari bankare dhe me akte noteriale. Po ashtu thotë se nuk krijon bindje kur tërhiqet ortaku nga kompania, kur ato janë të pasqyruara në bilanc të kompanive. Çdo tërheqje e ortakut është pasqyruar në bilanc.
Avokati Besnik Muçi nënvizon se në vendimin e saj gjykata ka pohuar se nuk krijon bindje se këto burime pasurish janë të ligjshme, edhe pse janë me llogari bankare dhe akte noteriale.
"Nuk njihen as pasuritë e krijuara nga bankat. Çdo individ mund të shesë pasuri dhe të fitojë pasuri. Gjykata thotë se nuk e njeh këtë gjë. Aksionari i një kompania mund të tërheqë para nga kompania dhe pasqyrohet në bilanc, është hua e ortakut. Ekspertët e kanë pasqyruar këto të ardhura por gjykata nuk e merr parasysh. Shteti këto dokumente ka.
Avokatët i kanë kërkuar shtetit shqiptar dokumente për të vërtetuar aktivitetin e biznesit nga 1993 por shteti shqiptar ka thënë se nuk ka dokumente para 1997.
Besmil Muçi: "Shteti shqiptar solli dokumentet të vitit 1997 - 1998 që janë 700 kamionë të importuar. Vërtet ligji i antimafias i kalon barrën e provës por dokumentet duhet ti ruaj shteti. Nuk mund të ruaj dokumentet e blerjes së kamioneve
Gjykata thotë se nuk ka bindje për krijimin e ligjshëm të pasurisë në vitin 1996. Ç‘punë kanë në atë vit? Ndërkohë që nuk i njeh 1 milionë euro të regjistruara në shtetin shqiptar të Pasmaçiut.
Ç’faj kemi ne që shteti ruan dokumente vetëm pas 1998. Ç’faj ka Ylli Ndroqi që nuk kanë ruajtur dokumente ata dhe janë djeg në 1997?!
Sot kur flasim pronë e shtetit është RTV Ora por konfiskimi në arbitrazh do i kushtojë miliona euro dëm shtetit.
Enis Daci: Ky konfiskim i jashtëligjshëm e jashtë çdo standardi më normal ligjor do të ketë pasoja e do të rezultojë sipas analizës time në një proces gjyqësor arbitrazhi ku me shumë gjasa ku Shqipëria do të humbasë një shumë të paktën pretendimi për të cilin po flasim është mbi 126 milionë euro + interesa. Kjo është shifër që është përllogaritur vitin e kaluar.

