Digjen gjatë natës makinat e dyqani në Vlorë
Katër automjete dhe një dyqan u përfshinë nga flakët në Vlorë, natën e kaluar si pasojë e zjarrvënies së qëllimshme. Tri nga makinat e dëmtuara, në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi, rezultojnë se janë djegur nga dy persona të fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë. Ndërkaq, për djegien e pikës së shumicës dhe automjetit në zonën e ujit të ftohtë, është shpallur në kërkim 39 vjeçari Qerim Mara.
Ky është momenti kur dy persona afrohen me një bidon benzine dhe I vendosin zjarrin tri automjeteve në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 pas mesnatës ndërsa policia tha se mjeteve u është vënë flaka kur kanë qenë të parkuara.
Grupi hetimor u shpreh se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë që regjistrimet e kamerave tregojnë qartë se akti ka qenë i qëllimshëm.
Pronari i tri automjeteve, Zamir Kormuzi rezulton me akivitet në përpunimin e mbetjeve dhe grumbullimin e skrapit në vlorë.
Në vitin 2020, ai ishte mes 6 personave të arrestuar për lëndën me radioaktivitet të lartë që u kap në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë. Biznesmeni u lirua më pas pasi ekspertiza nxori se lëndët e kapura nuk kishin radio-aktivitet.
Ndërkaq, në vlorë, fenomeni i zjarrvënies është kthyer në shqetësim për rendin dhe sigurinë. Shtetasi qerim mara, 39 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia, pasi i ka vënë zjarrin një dyqani dhe automjeti në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.
Policia tha në njoftimin për ngjarjen se Mara dyshohet se i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit me iniciale F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më pas ai ka shkuar në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ku ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.
