DOKUMENTI/ Skandali me konfiskimin e "RTV Ora", ja pse Z. Ndroqi nuk është subjekt i ligjit anti-mafia
Publikimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme për Konfiskimin e pronave të Ylli Ndroqit ka nxjerrë në pah një standard të panjohur më parë në drejtësinë shqiptare.
Lidhur me këtë skandal në një intervistë për "RTV Ora" avokatët Besim Muçi dhe Enis Daci argumentuan pse zoti Ndroqi nuk është subjekt i ligjit anti mafia dhe automatikisht duhej pushuar dhe hetimi pasuror.
Avokati Besnik Muçi: "Edhe përgjigjja e autoriteteve gjyqësore italiane të prokurorisë thekson faktin se ka pasur një dyshim në Itali, ku është menduar se është përfshirë zoti Ndroqi por asnjëherë nuk është arrestuar por ky procedim është pushuar për shkak se fakti nuk ekziston. Dhe sipas nenit 24 të ligjit antimafia nëse procedimi penal pushohet për shkak se fakti nuk ekziston automatikisht pushohet procedimi për hetim pasuror."
Mes dokumenteve që janë marrë në procedim gjyqësor është dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë Italiane e cila konfirmon se nuk ka asnjë dënim dhe nuk ka pasur ndonjëherë një urdhër-ndalimi ndaj z. Ylli Ndroqi. E megjithëse dokumenti zyrtar ka vulë apostile nga autoritetet italiane, gjykata nuk e merr parasysh.
Avokati Besnik Muçi: "Gjykata analizon disa dokumente që nuk kanë lidhje me zotin Ndroqi, ndërsa sa i takon dokumentit zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë Italiane, të marrë me vulë apostile nga autoritetet italiane thotë se nuk më bind ky dokument italian. Nuk e di me çfarë mund të bind gjykatën kur i çojmë një dokumente që thotë fakti nuk ekziston"
Nuk ndalet me kaq. Në argumentin e vendimit gjykata thotë se pala mbrojtëse nuk ka dorëzuar në gjykatë përkthimin e vendimit të Gjykatës së Torinos, ku shkruhet në italisht "Il fatto non sussiste"
Avokati Enis Daci: Dokumenti i përket Gjykatës së Torinos e cila thekson se fakti penal ndaj z. Ylli Ndroqi nuk ekziston. Ky është vendim i formës së prerë do të thotë që çdo gjë që lidhet me Italinë deri në datën e vendimit të formës së prerë bie. Pra Ndroqi nuk ka asnjë lidhje me çfarë ka ndodhur në atë vend deri në momentin e atij vendimi.
Tani Gjykata thotë se pala mbrojtëse nuk ka dorëzuar në gjykatë përkthimin e vendimit të Gjykatës së Torinos, ku shkruhet në italisht "Il fatto non sussiste". Nëse duhet përkthim nga një përkthyese për këtë me kënaqësinë më të madhe por mendojmë se inteligjenca e zonjës gjykatëse shtuar me bashkëinteligjencën e prokurororëve do kishte mjaftuar"
Lidhur me këtë skandal avokatët dorëzuan në gjykate dokumentin e sistemit TIMS ku hidhte poshte se zoti Ndroqi eshte arrestuar ne Itali me 14 shkurt 2015.
"Sipas akteve te TIMS zoti Ndroqi ka qenë në Angli më atë periudhë dhe objektivisht e pamundur që të jetë arrestuar. Madje dokumenti TIMS vërteton se zoti Ndroqi ka dalë nga Shqiperia me 14 shkurt dhe ka hyre me 18 shkurt 2015"
"Prokuroria ka shpikur, sepse asnjëherë Interpol Roma nuk thotë që ka një arrestim të z. Ylli Ndroqi me datë 17 shkurt 2015.
Fletë-hyrjet e z. Ylli Ndroqi, nuk më bind; pasuria e z. Ndroqi nuk më bind; deklaratat e Interpolit nuk më bindin; atëherë çfarë e bind atë? I bind një mesazh nga policia e shtetit që ka ardhur një mesazh, por pa e dorëzuar atë si indicie penale. Kjo gjykatë me gjithë këto financime që ka marrë justifikon dokumente të falsifikuara dhe kjo është e papranueshme."

