Varfëria në Shqipëri, Xhepa: Ky vit ndër më të vështirët, jemi të brishtë ndaj goditjeve

Selami Xhepa ekspert ekonomie në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se fenomei i rritjes së çmimeve ju ka konsumuar njerëzve një pjesë të madhe të të ardhurave.

Sipas tij ky vit mund të konsiderohet ndër vitet më të vështira.

Selami Xhepa: Ky vit mund të konsiderohet ndër vitet më të vështira. Fenomeni i rritjes së çmimeve ju ka konsumuar njerëzve një pjesë të madhe të të ardhurave. I spikatur ka qenë dhe migrimi i popullatës i cili nuk lidhet vetëm me aspektin shoqëror por dhe ekonomik. Fenomeni i emigracionit që ka filluar me ritme të shpejta vitet e fundit ka pasur pasoja për tregun e punës.

Si e shikoni të ardhmen?

Selami Xhepa: Një nga faktorët kryesor të inflacionit është lufta në Ukrainë. Sfida e emigracionit vijon të mbetet afatgjatë. Ka dhe faktor të tjerë shoqëror, punëdhënësit, bizneset që në mënyrë historike nuk e kanë parë si shqetësim apo interesante investimin në burimet njerëzore. Të ardhurat e ulëta që kanë krijuar përmes punësimit i ka bërë që të largohen. Këto fenomene do të jenë dhe gjatë 2023 por dhe në afat të gjatë besoj se do të jemi të brishtë ndaj goditjeve të tilla.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.