Softa: Krimet në 2022-in, të organizuara. Të impikuar dhe punonjësit e shtetit
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ishte i ftuar në studion e "Ora News" me moderatoren Sonila Musaj ku foli për rendin dhe sigurinë në vend gjatë vitit 2022.
Në fjalën e tij, Softa renditi disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë. Eksperti nuk la pa përmendur, gjithashtu, dhe sulmet kibernetike në sistemin TIMS.
Ai tha se hakerat kishin në dorë informacione rreth hyrje-daljeve konfidenciale për persona të ndryshëm, të cilat mund t’i përdorin për interesat e tyre, ndërsa deklaroi se shpreson që mund të kemi përmirësime në 2023-in.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora Neës, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora Neës” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.