Polici Baka: Përdorimi i aparatit celular fenomen shqetësues, ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve
Polici Gerhard Baka në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit është ndër shkeljet për të cilat akoma nuk ndjehet përmirësim, por ka përkeqësim.
Sipas tij i telefonit gjatë drejtimit të mjetit është ndër faktorët kryesor të drejtimit të mjeteve.
“Është një fenomen shqetësues që është goditur vazhdimisht, u ndryshua legjislacioni, u dhjetëfishua si masë administrative por ka shkelësa përsëritës”, tha ai.
Gerhard Baka: Ka disa shkelje për të cilat akoma nuk ndjehet përmirësim, por ka përkeqësim. Përdorimi i aparatit celulat gjatë drejtimit të mjetit ngelet një fenomen shqetësues. Është një fenomen i cili është goditur masivisht si kundravajtje. Sërish shohim drejtues mjetesh të cilët nuk e shmangin dot përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve. Në shumicën e aksidenteve krahas përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, një nga shkaktarët kryesor të ndodhjes së aksidenteve është përdorimi i aparatit celular. Humbja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit sjell pasoja qoftë në dëme material qoftë në njerëz.
“Është një fenomen shqetësues që është goditur vazhdimisht, u ndryshua legjislacioni, u dhjetëfishua si masë administrative por ka përsëritës në shkelës. Kemi arritur në fazën ku ka pasur pezullim të lejes së drejtimit. Gjithashtu ka problematika në respektimin e sinjalizimit për përparësi nga këmbësorët. Kemi pasur raste ku janë përfshirë mjete dhe këmbësor në vendkalim këmbësorësh. Është një problem i shtuar.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
