“Made in Albania” shpëtim për bujqit, ekspertët: Të bashkohen dhe të krijojnë markën e tyre

Në kushtet kur vaji i ullirit ka mbetur stok dhe Ministria nuk ofron zgjidhje por fajëson bujqit, ekspertët këshillojnë këta të fundit të bashkohen e të krijojnë markën e tyre “Made in Albania” për t`i hapur rrugë eksportit.

Bujqit që kultivojnë ullinj këtë vit janë në hall pasi vaji u ka mbetur stok. Mbiprodhimi dhe mungesa e tregjeve i ka detyruar ta shesin edhe nën kosto.

Ekspertët e Bujqësisë theksojnë nevojën e një angazhimi më të madh të Ministrisë përkatëse në orientimin e fermerëve për gjetjen e tregut por edhe në promovimin e produktit vendas.

"Ti japi informacion të bëjë analiza dhe studime mbi eksportet dhe kushtet e eksporteve në vende të ndryshme të botës për vajin e ullirit. Patjetër që duhet të japi kanale ku duhet të tregtohet apo romocionet që duhet të zhvillohen në panaire të ndryshme kombëtare. Jemi në kapitalizëm dhe çdo investim duhet ta ketë të planifikuar dhe tregun përkatës. Disa baza mund ti ofrojë Ministria e Bujqësisë," tha ai.

Por në kushtet kur Ministria bën fajtorë bujqit që sipas saj e tepruan me  mbjelljen me shumicë të ullinjve,  Ilir Pilku, i këshillon ata të bashkohen, të krijojnë markën e tyre e të rrisin cilësinë për eksport.

"Fermerët duhet të bashkohen me fabrikat e përpunimit në mënyrë që të mos kemi një informalitet të vajit të ulliritnë shitje të vajit të ullirit që e gjejmë kudo dhe kundër ligjit të ushqimit," tha ai.

Nisur nga vlerat që vaji i ullirit ka në shëndet, Ilir Pilku thotë se duhen fushata informuese e ndërgjegjësuese në popullatë për të nxitur konsumin e këtij produkti.

"Jemi në një konsum shuë të ulët për frymë të vajit të ullirit. Nëse sot Greqia ka një konsum prej 12 litrash/ frymë, ne jemi në 1.1 litër për frymë. Pra 12 herë më pak," tha ai.

Eksperti i bujqësisë kërkon që edhe shoqata e vajit te ullirit të jetë ekzistente në rolin e saj.