Tensionet në Veri të Kosovës, Serbia "përfshin" edhe Shqipërinë, Daçiç: Xhaçka t’i kujtojë Kurtit detyrimet që ka!

Tensionet në Veri të Kosovës, Serbia "përfshin"

Serbia sulmon Shqipërinë për atë çfarë po ndodh në veri të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaron se homologia e tij shqiptare Olta Xhaçka në emër të qeverisë shqiptare nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë.

“Ajo (Olta Xhaçka) në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, shprehet në reagimin e tij kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç.