Arrestimi i drejtoreshës së Veliajt, Këlliçi: Nga shkolla korruptive e MJAFT, ekip i denjë për qeli

Kandidati i PD-së për Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me arrestimin e Viola Sterjo, ish-drejtoreshës së mjedisit në bashkinë e Tiranës.

Ai shkruan se kjo është dora e MJAFT-it si shkollë korrupsioni dhe se atë e ka caktuar Veliaj në pozicione strategjike për të kapur paranë publike.

Këlliçi: Viola Sterjo, simboli i Bashkisë Tiranë. Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni. I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë. Ekip i denjë vetëm për qeli.

Një gjykatë evropiane, e paintimiduar nga politika, do t'i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga. S'do të kishin as mundësinë për të kandiduar.