Pako me ushqime e para për të ndihmuar familjen Kapa, solidariteti pas apelit në Ora News

“Kush ka mundësi të vërë dorën në zemër!” Pas apelit të familjes Kapaj nga Ora News u solidarizuan qytetarët.

 Të tre anëtarët e familjes vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore dhe jetojnë në kushte të vështira shëndetësore.

Disa produkte ushqimore dhe një shumë parash u mbërriti në shtëpinë e tyre.

Jemi të vetëdijshëm që kjo ndihmë nuk zgjidh hallet e rënda të kësaj familjes Kapaj por të jetë një apel i fortë për ata që hartojnë politika sociale.

Ndërkohë gazetarët e Ora News, mes tyre Klodi Karaj dhe Edi Ruçi morën falenderimet dhe mirënjohjen nga Fatjoni.