Iljazaj: Shqipëria ka marrë një lloj protagonizmi në arenën ndërkombëtare

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, Ervis Iljazaj, analist dhe pedagog UET u shpreh se një shoqëria pa meritokraci është një shoqëri e rrezikshme.

Ai tha se Shqipëria ka marrë një lloj protagonizmi në arenën ndërkombëtare më shumë se sa është vetë ajo kjo edhe për aftësi të Ramës.

Iljazaj: E di politika se kush është sipërmarrës i suksesshëm apo kush e merr një tender apo jo. Shoqëria hierarkike dhe jo në bazë të meritokracisë është sipas meje një model i rrezikshëm shoqëror, politik dhe ekonomik, pasojat e të cilit reflektohen tek mungesa e shpresë për të ardhmen.

Për mua Shqipëria ka marrë një lloj protagonizmi në arenën ndërkombëtare më shumë se sa është vetë ajo. Kjo për aftësitë e Ramës, PR-ti të tij dhe lidhjeve të tij, ama Shqipëria ka drejtuar në disa institucione ndërkombëtare, organizoi Samitin BE-Ballkan që është një ngjarje historike.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.