Mungon avokati i Jorgo Lekut, shtyhet sërish leximi i pretencën për 6 të pandehurit e vrasjes së babë e bir në Elbasan

Mungon avokati i Jorgo Lekut, shtyhet sërish leximi i pretencën
Gentian dhe Beqir Neziri dhe vëllezërit Çapja

Është shtyrë sërisht seanca gjyqësore, kundër të pandehurve Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokoli, Olsi Lekut, Florenc dhe Ardjan Çapja, të cilët po gjykohen për akuzën e “Vrasjes me paramendim” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Seancën e kaluar ishte avokati i pandehurit, Florenc Çapia, Neshat Fana, që mungonte duke sjellë shtyrjen e leximit të pretencës së prokurorit, Behar Dibra.

Ndërsa në seancën e kësaj të mërkure, mësohet se shkak për shtyrje është bërë mungesa e avokatit, të të pandehurit Olsi Leku.

Nisur nga kjo situatë, Gjykatësja Etleva Deda, vendosi të shtyjë seancën në datën 18 janar në orën 12:00.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen si autorë të vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit e ndodhur në gusht 2012, shtetasit Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokoli, Olsi Leku, Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja.

Mungon avokati i Jorgo Lekut, shtyhet sërish leximi i pretencën
Gentian dhe Beqir Neziri