Beqa: Opozita as vetë nuk e beson që mund të vijë në pushtet, Berisha e rizgjoi për interesin e vet

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, Mentor Beqa, pedagog u shpreh se Opozita shqiptare as vetë nuk e beson që mund të vijë në pushtet.

Ai tha se nga një opozitë e përgjumur, kemi një opozitë shumë më dinamike, por është një opozitë që i mungon besimi dhe alternativa ndaj qeverisë.

Beqa: Opozita shqiptare as vetë nuk e beson që mund të vijë në pushtet, lerë pastaj që ta besojnë të tjerët që mund t’i sjellë në pushtet. Unë besoj se opozita nuk ka synim pushtetin, por të tjera qëllime që nuk dua t’i hyj këtij spekulimi.

Kemi pasur një rienergjizimi të opozitës për shkak të interesave personale të Berishës. Nga aty ku ishte një opozitë e përgjumur, kemi një opozitë shumë më dinamike, por është një opozitë që i mungon besimi dhe alternativa ndaj qeverisë.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.