Kikia: Shqipëria në fashizëm financiar, 10 person kontrollojë qeverinë, ekonominë dhe krimin
Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se në qafën e qytetarëve është varruar një gur i shumë i madh borxhesh me PPP-të.
Ai tha se vendi ynë është në një lloj fashizmi financiar ku jo më shumë se 10 personash kontrollojë qeverinë, ekonominë dhe krimin.
Kikia: Zhytja e buxheteve pasardhëse në borxhe për të paguar kompani klienteliste me PPP-të është guri më i madh që i është varur në qafën e qytetarëve. Këto PPP u jepen qartazi një grushti biznesmenësh shumë të afërt me politikës.
Kemi një pozitë idiote që flet me dekomunistizimin, por edhe Enver Hoxha të ringjallet nuk rikthehet më komunizmi se ishte një frymë ndërkombëtare dhe ne ishim në anën e gabuar të historisë. Ne jemi në një lloj fashizmi financiar. Jo më shumë se 10 personash kontrollojë qeverinë, ekonominë dhe krimin.
Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

