Shano: Opozita nuk prodhon asgjë, një non grata të mbyllet në shtëpi, jo të thotë jam e ardhmja

Në "Ora e Betit" nga Beti Njuma në RTV Ora, ekonomisti Dritan Shano u shpreh se Opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët,

Ai tha se prandaj shqiptarët duhet ta refuzojnë me votë këtë opozitë dhe shtoi se një person non grata nuk i shërben shqiptarit dhe duhet të mbyllet në shtëpi, jo tu thotë shqiptarëve që është shpresa e së ardhmes.

Shano: Opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron atje për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit të shqiptarëve, pasi shqiptarët nuk kanë se ku shkojnë dhe do të shkojnë atje, sepse ata nuk afrojnë asgjë, asnjë alternativë dhe zgjidhje.

Prandaj shqiptarët duhet ta refuzojnë me votë që t’i bjerë legjitimiteti i pretenduar që nuk e kanë. Një shqiptar i shpallur non grata nuk i shërben shqiptarit dhe duhet të mbyllet në shtëpi e të pijë uthull nga turpi, jo tu thotë shqiptarëve që është shpresa e së ardhmes.

Emisioni "Ora e Betit" nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.