Tiranë: Digjet bar "Votra" tek Brryli, Ora News sjell videon

Bar "Votra" pranë Brrylit është përfshirë nga flakë në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Ora News sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët

"Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informon policia.

Tiranë: Digjet bar "Votra" tek Brryli, Ora News sjell videon

Tiranë: Digjet bar "Votra" tek Brryli, Ora News sjell videon